-7.3 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Komentin e Albanos për Beatrix e krahasojnë me atë të saj për Kiarën, reagon Arbana

- Advertisement -

Arbana Osmani ka zgjedhur mos të mbajë një qëndrim publik mbi situatën mes Albano Bogdos dhe Beatrix Ramosajt. Gjë që ka shtyrë njerëzit të kërkojnë një deklaratë prej saj në sektorin e komenteve. Në një postim në Instagram, një ndjekëse i shkruan: “Me thënë të drejtën po prisja një reagim nga ty për gjithë situatën e krijuar për njërën nga personazhet e BBV2“.

Këtij komenti moderatorja i është përgjigjur duke shkruar: “Aaa po lexova që Trixa do ndërrmerte rrugën ligjore që besoj është mënyra e vetme e duhur në raste të tilla”.


Mirëpo, ka pasur ndjekës që kanë krahasuar deklaratën e Arbanës për Kiara Titon gjatë BBVA me atë të Albanos për Beatrix.

“Kurrësesi. E ke në youtube, dëgjoje dhe ridëgjojë dhe mos nxirrni fjalët e mia nga konteksti”.-shkruan Arbana.

Për ata që nuk e mbajnë mend, Arbana debatoi me Luizin i cili bëri një deklaratë të fortë nënvlerësuese mbi vajzat e Për’puthen. Asokohe, Arbana iu kundërpërgjigj duke i thënë se nuk do të kishte dashur të dëgjonte dikë duke thënë të njëjtën gjë për një vajzë që bënte dashuri poshtë jorganit në një format televiziv, duke iu referuar raportit të Luizit dhe Kiarës.

“Luiz, pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as që dikush të thoshte ‘motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si Big Brother që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit’. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit