“Rexhep Qosja moshanik i Grida Dumës”, Gani Geci u reagon deklaratave kundër Sali Berishës.
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po garon për të parin e Partisë Demokratike, të cilën e kishte udhëhequr për shumë vjet para se të dorëhiqej më 2013 pas humbjes së zgjedhjeve.
Për të njëjtën arsye, së fundi, pasardhësi i tij në PD, Lulëzim Basha u dorëhoq, duke i mundësuar Berishës, i cili u shpall non-grata nga SHBA, rikandidimin.
Një veprim i tillë i Berishës, nxiti reagimin e Rexhep Qosjës.
Nëpërmjet një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Qosja kishte thënë se Berisha po tollovit shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri “për Shqipërinë Autoritare në të cilën do të jetë çka ishte, shumë vite, dikur – sundues autoritar”.
“Kur moshanikët e tij (Sali Berishës) enden korridoreve të spitaleve me fashikuj në duar plot diagnoza e dokumente të tjera mjekësore, ai po i bën këto beteja politike dhe që gati një vit po i tollovit shqiptarët në Shqipëri e Kosovë”, shkroi Qosja.
Ish-kryetari i PD’së, është 77 vjeç. Ndërkohë akademiku kosovar këtë qershor mbush 86 vjeç.
Ky detaj duket se i ka interesuar ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Gecit, i cili në një koment në Facebook, është interesuar për moshën e ish-politikanit nga Kosova.
“E ky Rexhep Qosja mocanik i Grida Dumes mdoket është!!”, shkroi Geci. /Express/
Ndërkohë demokratja Grida Duma është 44 vjeçe. Ajo ishte zë i fuqishëm kritikuar kundrejt Lulzim Bashës.