5.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Komentet për peshën e presidentes, këshilltarja e saj kërcënon pak: Jemi me fat qe jetojmë në demokraci

- Advertisement -

Donjeta Miftari, këshilltare e Presidentes Osmani përmes një statusi në facebook ka reaguar ashpër ndaj komenteve për peshën e Osmanit.

Ajo madje ka thënë se është fat që jetojmë në demokraci e mendimet shprehen lirshëm.

“Nëse dikush ka pikëpamje për qëndrimet politike të Presidentes, jemi me fat që jetojmë në një demokraci të hapur ku këto mendime mund të shprehen publikisht. Por përpjekja për të reduktuar fuqinë e Presidentes në pamjen e saj është trishtuese dhe indikator i infantilitetit në politikën ditore në vend”, ka shkruar ajo.

Miftari po ashtu ka thënë se ndjenë keqardhje për seksizimin ndaj grave në politikë.

“Dhe dy fjalë për seksizimin që gufon në çdo pore të disave që fshihen pas maskës kinse progresive: kur e keni bërë një koment për pamjen e një burri, burri politikan, në veçanti?!Është për keqardhje qasja seksiste në shoqërinë tonë dhe fakti që e njëjta amplifikohet tutje nga disa gra në politikë”, ka shkruar këshilltarja e Presidentes Osmani.

Osmani kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pas ndryshimit, në humbje të peshës.

Statusi i Miftarit i plotë:

📌 GUXIMI për t’i vënë pikë të keqes e për ta stopuar korrupsionin, keqpërdorimin e pazaret me territorin e Kosovës.

📌 MBROJTJA E INTERESIT të qytetarëve me vepra e jo me fjalë boshe.

📌 FAKTET para lajmeve të rrejshme me tendenca manipuluese e destabilizuese.

📌 SHPENZIMI efektiv, efikas e transparent.

Kjo është Presidentja Osmani.

…dhe dy fjalë për seksizimin që gufon në çdo pore të disave që fshihen pas maskës kinse progresive: kur e keni bërë një koment për pamjen e një burri, burri politikan, në veçanti?!

Është për keqardhje qasja seksiste në shoqërinë tonë dhe fakti që e njëjta amplifikohet tutje nga disa gra në politikë.

Për fund, nëse dikush ka pikëpamje për qëndrimet politike të Presidentes, jemi me fat që jetojmë në një demokraci të hapur ku këto mendime mund të shprehen publikisht. Por përpjekja për të reduktuar fuqinë e Presidentes në pamjen e saj është trishtuese dhe indikator i infantilitetit në politikën ditore në vend.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit