Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar komentet në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me konstituimin e Kuvendit.Ajo në një konferencë për media sot tha se Kuvendi s’mund të bllokohet për shkak të një nënkryetari.
Gjuha e Osmanit u kritikua, teksa u tha se si presidente fjala e saj ka peshë dhe duhet të jetë e matur në deklarata.Lidhur me këto deklarata, ish deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë për Gazeta Blic se disa politikanëve më shumë ju intereson paga e funksioni personal, se hallet e Kosovës.
“Disa të ashtuquajtur politikan, qofshin edhe funksionarë, më shumë ju intereson rroga e funksioni personal se sa që kanë hallet e Kosovës”, tha Haliti.