Kyle Walker mund të mungojë në Kupën e Botës.
Ylli i Manchester City, Kyle Walker mund ta ketë pësuar keq në derbin ndaj Manchester United.
Walker u largua nga fusha para kohe në ndeshjen kundër United. Duke folur së fundmi për situatën e lojtarit, Pep Guardiola ka lënë të kuptohet se mbrojtësi mund të mungojë edhe në Botëror.
“Është diçka abdominale dhe ai do të jetë jashtë për goxha kohë. Nuk e di se sa gjatë. S’mund të them shumë. Duhet të flasim me mjekët. Shpresojmë të mund të kthehet sikur Kalvin Phillips”, ka thënë Guardiola.
“E di se sa e rëndësishme është Kupa e Botës për lojtarët, por sinqerisht s’e di a do ta arrijë ai”, shtoi trajneri.
Walker do të ishte një mungesë e madhe për kombëtaren e Anglisë në Kampionatin Botëror në Katar. Lojtari pritej të ishte pjesë e rëndësishme e Gareth Southgate.
32-vjeçari Walker ka 70 paraqitje me kombëtaren e Anglisë.