Një bisedë e kryeministrit Albin Kurti me dy komedianë rusë, ka marrë vëmendje të madhe.
Kurti ra pre e një shakaje të komedianëve rusë, duke menduar se po flet me presidentin e Letonisë.
Shakanë e njëjtë kishin tentuar t’ia bëjnë edhe Hashim Thaçit gjatë mandatit të tij si president. Mirëpo, ai kishte thënë se kabineti i tij janë treguar të kujdesshëm duke e preventuar atë.
“Mashtruesit kanë pretenduar të depërtojnë edhe në zyrën time, mirëpo ka pasur kujdes maksimal prej institucioneve këtu, sepse unë nuk mund të flasë me dikë ma qenë paraprakisht i informuar pa i njohur temat që mund ti flasë dhe pastaj pa u lidhur të dy kabinetet të presidentit të Kosovës me autoritetin që dëshiron të flasë. Ka qenë para shtatë-tetë muajsh kjo përpjekje e tyre për të biseduar me mua si president i Kosovës, falënderoj kabinetin që janë treguar të kujdesshëm dhe e kanë preventuar këtë mundësi të një komunikimit të drejtpërdrejtë të këtyre dy mashtruesve në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko”, deklaronte atëbotë Thaçi.
Reagimi i Thaçit kishte ardhur pasi pre e të njëjtës situatë kishte rënë edhe ish-politikani maqedonas, Zoran Zaev. Ai kishte përmendur Thaçin.