32.6 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Kombinimi që nuk do e kishit pritur – Edon Zhegrova dhe Ergys Pepaj dhurojnë ‘show’ me driblimet e tyre (Video)

- Advertisement -

Ylli kosovar Edon Zhegrova ka kaluar disa ditë pushimi në Kosovë pas përfundimit të sezonit në futboll.

Ai ka bashkëpunuar me futbollistin shqiptar Ergys Pepaj, me të cilin ka stërvitur së bashku dhe kanë dhuruar një shfaqje të bukur me driblime dhe gola. 

Pepaj njihet për rolin e tij si krijues përmbajtjesh në rrjetet sociale, por ai gjithashtu luan edhe si mesfushor për ekipin semi-profesionist F.C. RTW në Baller League UK.

Ai ka aktualisht mbi 1.7 milionë ndjekës në TikTok dhe është ambasador i ‘Sports Direct Football’ si dhe ka bashkëpunuar me brende të njohura si Puma, Under Armour si dhe me klube të mëdha si Manchester City dhe Arsenali. 

Sa i përket Zhegrovës, ai po përkujdeset që të jetë në formë optimale fizike para ndeshjeve të shtatorit me Kosovën.

Kosova në shtator do t’i luajë dy ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit 2026, ku më 5 shtator do të jetë mysafire e Zvicrës, teksa katër ditë më vonë do të luajë në shtëpi ndaj Suedisë.

Të ngjashme

Të fundit