Kombëtarja e futbollit të Ukrainës ka përgatitur fanella të reja ku nderohen të gjitha shtetet që e mbështesin në luftën kundër Rusisë. Në fanellë është edhe flamuri i Kosovës.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrey Pavelko, ka njoftuar se fanellat e reja speciale të kombëtares do të luhen në ndeshjet miqësore të radhës.
Në to nderohen shtetet mbështetëse të Ukrainës, ku kufiri i shtetit ukrainas ngjyroset me flamujt e shteteve që kanë ndihmuar ukrainasit në luftën e tyre. Në të është edhe mesazhi “Të bashkuar për Ukrainën”.
Në fanellë shihen qartë flamujt e shteteve dhe dallohet edhe flamuri i Kosovës në fotografitë e publikuara.
Mediat serbe e ruse pro qeveritare e kanë raportuar këtë si një incident siç edhe pritej.