Sport

Kombëtarja U19 kualifikohet në “Elite Round” për kualifikimet e Evropianit “Lituania 2024”

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2023

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar se Kombëtarja U19 kualifikohet në “Elite Round” për kualifikimet e Evropianit “Lituania 2024”, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, Ademi ka shkruar se pas barazimit me Sllovakinë (1:1) dhe fitores bindëse ndaj Ukrainës (4:0), djemoshat dardanë barazuan në ndeshjen e tretë kundër Maltës (2:2), rezultat ky që i mjaftoi për ta siguruar pozitën e parë në Grupin 7.

Postimi i plotë:

Kombëtarja U19 kualifikohet në “Elite Round” për kualifikimet e Evropianit “Lituania 2024”. Pas barazimit me Sllovakinë (1:1) dhe fitores bindëse ndaj Ukrainës (4:0), djemoshat dardanë barazuan në ndeshjen e tretë kundër Maltës (2:2), rezultat ky që i mjaftoi për ta siguruar pozitën e parë në Grupin 7.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe frymëzues për futbollin e Kosovës dhe dëshmi për të ardhme të ndritur.

Uroj secilin futbollist për angazhimin dhe kontributin e dhënë për këtë arritje. Po ashtu, përgëzoj edhe stafin në krye me përzgjedhësin Adil Maliqi për punën e mirë gjatë kësaj periudhe.

Suksese dhe fat edhe në “Elite Round” 🇽🇰⚽

Kombëtarja U19 kualifikohet në "Elite Round" për kualifikimet e Evropianit "Lituania 2024". Pas barazimit me Sllovakinë…

Posted by Agim Ademi on Tuesday, November 21, 2023