15.9 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Kombëtarja e Shqipërisë i nis përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë

- Advertisement -

Pas fitores së madhe mbrëmë ndaj Serbisë në Leskovc, kombëtarja e Shqipërisë është rikthyer në stërvitje, për t’u bërë gati për ndeshjen ndaj Jordanisë.

Kjo është një ndeshje miqësore dhe luhet më 14 tetor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, me fillim nga ora 19:00.

Selektori i kombëtares shqiptare, Sylvinho i vendosi në stërvitje lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë, teksa pjesa tjetër e lojtarëve patën rigjenerim në palestër.

“Atmosfera në kampin kuqezi është shumë pozitive. Lojtarët e kanë kthyer në festë fitoren historike që e afron edhe më shumë Shqipërinë me objektivin për të siguruar një vend në play-off-in e Botërorit 2026”, shkruan Federata Shqiptare e Futbollit.

Më tutje, FSHF-ja i bën thirrje tifozëve shqiptarë që të marrin pjesë në mënyrë masive në ndeshjen ndaj Jordanisë.

“Pas këtij suksesi, të gjithë lojtarët e Kombëtares ftojnë tifozët shqiptarë të mbushin shkallët e stadiumit ‘Air Albania’ për të krijuar një atmosferë fantastike dhe festive, ashtu siç u festua ai triumf në rrugët e çdo qyteti e vendi ku flitet shqip”, përfundon komunikata e FSHF-së.

Të ngjashme

Të fundit