Basketbollistët e Kombëtares së Kosovës e kanë zhvilluar sot stërvitjen e parë në Danimarkë.
Ata janë të gatshëm për sfidën e rëndësishme që i pret, ndërsa kanë nisur të përgatiten disa ditë më parë intensivisht në Prishtinë.
Në stërvitje basketbollistët e kanë dhënë maksimumin, ndërsa i vetmi i cili nuk ka stërvitur ishte Meriton Ismaili për shkak të lëndimit, por që shpresohet se, do të jetë i gatshëm për ndeshje.
Përballja ndaj danezëve do të zhvillohet të enjten në Naestved nga ora 19:00.
Kjo sfidë është e vlefshme për rrethin e parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në mes këtyre dy kombëtareve, fitore kishte shënuar Kosova 78:73.
Dardanët më pas pësuan dy humbje nga Norvegjia, që ka dy fitore e një humbje, kurse Danimarka ka një fitore e një humbje.
Ndeshja e fundit e Grupit C zhvillohet më 3 Korrik mes Norvegjisë dhe Danimarkës.