18.7 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Kombëtarja e Kosovës përfundon stërvitjen e radhës, Hadërgjonaj e Vojvoda thonë se do të luajnë vetëm për tri pikë

- Advertisement -

Për dallim nga seancat tjera, sot futbollistët stërvitën në Fadil Vokrri, aty ku më 6 shtator do të luajnë ndaj Rumanisë.

Aspekti taktik u trajtua edhe në këtë stërvitje të tretë.

Pasi përfunduan stërvitjen, Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda folën para kamerës, duke u shprehur optimistë për fitore.

Florenti tha se humbja ndaj Rumanisë në ndeshjen e kaluar, nuk do të ndikojë por do ta kenë si motiv për ta fituar ndeshjen të premten.

“Kemi pasur stërvitje të mira, sidomos taktikisht. Shpresoj se jemi përgatitur mirë. Kemi marrë informata prej trajnerit dhe stafit të tij. Jemi përgatitur deri në maksimum. E dimë se çfarë na pret dhe normalisht se do të shkojmë për fitore. Nuk kemi kaluar siç duhet në ndeshjen që kemi zhvilluar në Rumani. Kanë ndodhur disa gjëra që nuk guxojnë të ndodhin dhe normal se është një motivim shtesë se si na kanë pritur. Nuk bën të ndikojë shumë kjo, por duhet të jetë motiv që t’ia kthejmë me marrjen e tri pikëve. Mesazhi për ‘Dardanët’? E di se janë shitur të gjitha biletat dhe kjo na jep zemër neve si gjithmonë kur luajmë në ‘Fadil Vokrri’. Shpresoj të na motivojnë, por kryesorja është që ne ta bëjmë lojën në fushë dhe t’i marrim ata mbasë vetes që edhe ata ta japin kontributin e tyre.”

Vojvoda theksoi se hyjnë në fushë vetëm për fitore, pavarësisht se kundërshtari i tyre është një nga më të fortit.

“Atmosfera është shumë e mirë. Çdo lojtar është duke e ndje mirë. Jemi të gjithë në formë të mirë dhe presim të kemi një lojë të mirë. Edhe pse kundërshtari është një prej më të rivalëve më të fortë, por ne do të hyjmë në fushë për t’i marrë tri pikë. Presim fitore, besoj se këtu në Fadil Vokrri duhet të presim vetëm fitore para tifozëve tanë. Mesazhi për Dardanët? Na kanë munguar shumë. Shpresojmë që stadiumi të jetë i mbushur dhe i zjarrtë siç ka qenë gjithmonë sepse kemi nevojë për lojtarin e 12-të”.

Stërvitja e fundit e Dardanëve para ndeshjes me Rumaninë, do të jetë nesër me fillim nga ora 17:30, teksa gjysmë ore më herët do të jetë konferenca për media.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit