Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave zhvilloi stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Sofjes

- Advertisement -

🇽🇰 Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave e ka zhvilluar sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Sofjes, ku të martën do të përballet me Bullgarinë, në ndeshjen e tretë të Grupit 2 në Ligën C, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

⚽️ Në seancën e sotme, përzgjedhësi Sami Sermaxhaj është fokusuar në detajet taktike, me theks të veçantë në situatat nga ndërprerjet dhe organizimin e ekipit për përballjen ndaj bullgareve.

🙌 Atmosfera në ekip mbetet shumë pozitive, ku të gjitha futbollistet janë të gatshme për lojë, teksa Modesta Uka dhe Valentina Limani pas stërvitjes kanë shprehur besim dhe optimizëm për arritjen e fitores së tretë në këtë cikël kualifikues.

🔜 Dardanet nesër në mëngjes udhëtojnë drejt Sofjes, ndërsa të hënën do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para kësaj sfide të rëndësishme.

Të ngjashme

Të fundit