Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave vazhdon përgatitjet intensive për ndeshjet kundër Bullgarisë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave po vazhdon përgatitjet intensive për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Bullgarisë.

Pasditen e sotme, Dardanet zhvilluan stërvitjen e tretë nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj, duke rritur ritmin e punës në prag të këtyre sfidave.

Seanca e sotme ishte e fokusuar kryesisht në aspektin taktik, me theks të veçantë në transformimin e lojës dhe organizimin në fazat kalimtare, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Të ngjashme

Të fundit