Dardanët e futsallit kanë zhvilluar sot dy seanca intensive stërvitore në palestrën “1 Tetori”, në kryeqytet, në prag të udhëtimit për në Mal të Zi 🇲🇪, ku do të zhvillohen ndeshjet e fazës paraeliminatore për Kupën e Botës 🌍
Nën drejtimin e përzgjedhësit Agon Ramadani, ekipi ka punuar paradite dhe pasdite për të arritur formën optimale, ndërsa do të ketë edhe dy ditë në Malin e Zi për përgatitje para ndeshjes së parë.
📅 Programi i ndeshjeve:
➡️ 9 prill: Kosova 🇽🇰 🆚 🇬🇮 Gjibraltari
➡️ 10 prill: Kosova 🇽🇰 🆚 🇦🇹 Austria
➡️ 12 prill: Kosova 🇽🇰 🆚 🇲🇪 Mali i Zi
🎯 Dy vendet e para në grup sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër!
🗣️ Përzgjedhësi Agon Ramadani, kapiteni Ramadan Alaj dhe portieri Bajram Ramadani janë shprehur optimistë për arritjen e objektivit dhe kalimin e grupit 🙌
Forca Kosovë! 🇽🇰🔥






