Kombëtarja e Kosovës në fustsall, e ka bërë publike listën e të ftuarve për raundin parakualifikues për Kupën e Botës 2028.
“Dardanët” do të zhvillojnë tri përballje shumë të rëndësishme brenda vetëm tre ditëve, ku do të luajnë ndaj Gjibraltarit, Austrisë dhe Malit të Zi.
Përzgjedhësi Agon Ramadani ka përpiluar listën me 14 lojtarët që do të jenë gati të japin gjithçka për ta shkruar historinë për Kosovën.
Lista e lojtarëve:
Bajram Ramadani, Eduard Drenica, Ramadan Alaj, Jeton Rukovci, Drilon Haxhijaj, Shefki Kameri, Shqiprim Imeri, Fitim Krasniqi, Melos Kelmendi, Drilon Maxharraj, Lirigzon Xhinovci, Diar Deliu, Yll Mazreku, Malush Qerimi.






