Kontingjenti i ekipit kombëtar të Kosovës ka zbarkuar në Zurich para miqësores së nesërme me Zvicrën.
“Dardanët” u nisën paraditen e sotme në tokën zvicerane, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës njofton se tashmë ekipi ka mbërri në Zvicër.
Futbollistët dukeshin në disponim të mirë, ndërsa janë pritur me ovacione nga bashkatdhetarët në aeroportin e Zurichut, shkruan “Gazeta Express”.
https://www.youtube.com/embed/aF9-fgE_NL8
Kosova do të mundohet të nxjerrë rezultat pozitiv ndaj Zvicrës së Xhakës e Shaqirit në ndeshjen që do të luhet nesër duke filluar nga ora 18:00.
Verdhekaltrit vijnë nga fitorja e thellë ndaj Burkina Fasos në miqësoren e zhvilluar javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kurse, zviceranët u mposhtën nga Anglia 1:2, shkruan “Gazeta Express”.
Kosova sonte pritet ta zhvillojë një seancë stërvitore para duelit të nesërm.
Stadiumi nesër pritet të jetë i stërmbushur, me pjesën dërrmuese që mund të jenë tifozë shqiptarë.