-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Irlandën e Veriut

- Advertisement -

“Dardanët” kanë mbërritur në Belfast, të Irlandës së Veriut.

Gjatë paradites së sotme, Kombëtarja e Kosovës është nisur për në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, ndërsa para pak çastesh kanë mbërritur në Belfast, ku ditën e shtune do ta zhvillojnë ndeshjen si mysafire në kuadër të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” tani do të akomodohen në Belfast, kurse me fillim nga ora 17:30 nën urdhrat e trajnerit, Alain Giresse, do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.

Kosova ka zhvilluar përgatitje që nga dita e hënë për ndeshjen si mysafire kundër Irlandës së Veriut, ndeshje kjo e parafundit në kuadër të edicionit aktual të Ligës së Kombeve.

Djelmoshat kosovarë nesër me fillim nga ora 18:00 luajnë ndaj Irlandës së Veriut, kurse ndeshjen e dytë do ta zhvillojnë ndaj Qipros, në Prishtinë më 27 shtator, me fillim nga ora 20:45.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit