Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave është ngritur për dy pozita në ranglistën e fundit të FIFA-së.
Kombëtarja ‘Dardane’ është ngjitur për dy pozita në ranglistën e fundit të FIFA-s, pavarësisht dy humbjeve të thella që i pësoi në muajin prill.
Në listën e mëparshme të FIFA-së, Kosova renditej në vendin e 112-të, ndërsa tani është në pozitën e 110-të.
Më 7 prill, Kosova u mposht në udhëtim te Norvegjia me rezultatin 5:1, në ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Botëror 2023.
Humbjen tjetër e pësoi ndaj Belgjikës në ‘Fadil Vokrri’ 6:1, përcjell lajmi.net.
Në shtator kombëtarja i luan edhe dy duelet e fundit kualifikuese. E pret Armeninë më 1 shtator, ndërsa më 6 shtator udhëton te Polonia.
Kosova në Grupin F kualifikues për Botëror pozicionohet në vendin e parafundit me katër pikë të grumbulluara.