Sport

Kombëtarja e Izraelit zbarkon në “Fadil Vokrri” nën përcjelljen e pjesëtarëve të Njësisë Speciale

By GAZETA SCANNER 1

November 12, 2023

Ekipi i Izraelit mbërrin në stadium nën përcjelljen e pjesëtarëve të Njësisë Speciale.

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet sonte me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të luhet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ekipi izraelit ka mbërritur tashmë në stadium, nën masa të rrepta sigurie.

Izraelitët u panë nën përcjellje të Njësisë Speciale të Kosovës.