11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Komandanti i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë viziton FSK’në

- Advertisement -

Komandanti i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa), gjeneral Christopher Donahue, vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, u prit në takim nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Fillimisht, Jashari e njoftoi gjeneralin Donahue mbi të arriturat e FSK-së, situatën aktuale dhe planifikimet për të ardhmen. Pastaj gjatë takimit u diskutua në përgjithësi mbi sfidat globale të sigurisë dhe në veçanti mbi sfidat rajonale.

Ndërsa gjeneral Donahue e përgëzoi gjeneral Jasharin për lidershipin e treguar gjatë proceseve dhe sfidave të ndryshme në të cilat ka kaluar Republika e Kosovës në përgjithësi dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në veçanti.

Gjithashtu, gjeneral Donahue konfirmoi mbështetjen e tij për rrugëtimin e përbashkët drejt arritjes së objektivave strategjike.

Në fund të dy gjeneralët diskutuan për investimet në projektet e përbashkëta me interes reciprok të ushtrisë Amerikane dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilat ndikojnë në rritjen e sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Ky takim konfirmon edhe një herë partneritetin e fuqishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit