-1.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Komandanti i policisë në veri hapur kundër Qeverisë e Policisë: Nuk e zbatojmë vendimin për qortim

- Advertisement -

Komandanti i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq, po vazhdon ta sfidojë shtetin, duke mosrespektuar vendimet e Qeverisë së Albin Kurtit lidhur me zbatimin e vendimit për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.

Vartësi i Xhelal Sveçlës, Gjuriq ka thënë sot se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojnë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.

Ai ka thënë se vendimi për qortim, sipas tij, është “politik dhe drejtuar kundër komunitetit serb”.

Gjuriq ka thënë se për këtë mosbindje ndaj shtetit e kanë njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë dhe të gjithë faktorin relevant ndërkombëtar në Kosovë, si dhe ata të sigurisë se zyrtarët e policisë në rajonin e veriut nuk mund ta zbatojnë atë vendim, sepse është politik dhe këmbëngulës në radhë të parë kundër komunitetit serb, të cilit ata vetë i përkasin dhe ndajnë shqetësimet për të gjitha veprimet e njëanshme.

Sipas tij, sot patrulla të policisë rrugore nga Prishtina janë dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë në veri të Kosovës, me qëllim që të bëjnë presion ndaj policëve serbë për të bërë qortime ndaj shoferëve me targa ilegale KM.

“Dëshirojmë të theksojmë se patrullat e lartpërmendura nga Prishtina janë dërguar në veri pa dijeninë dhe aprovimin e Drejtorit Rajonal të Policisë Veri. Në periudhën e kaluar kemi theksuar edhe për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, edhe për komunitetin ndërkombëtar lidhur me praninë e njësive speciale policore dhe formimin e bazave në zonën tonë të përgjegjësisë, edhe pa dijeninë dhe mosbindjen tonë, aktivitetet e të cilëve sjellin frikë dhe trazira tek njerëzit që jetojnë këtu. Ky veprim minon dhe margjinalizon drejtpërdrejt rolin e drejtorisë tonë rajonale, e cila këtu para së gjithash është për të mbrojtur dhe për t’u shërbyer njerëzve që jetojnë dhe punojnë në veri të Kosovës, pa dallim përkatësie kombëtare dhe fetare”, tha Gjuriq, i cili në konferencë për media kishte dalë bashkë me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Për këtë mosbindje ndaj vendimeve të shtetit ende nuk është marrë asnjë masë ndaj tij.

Albin Kurti gjithashtu nuk ka ndërmarrë asnjë hap edhe ndaj ministrit të tij dhe kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili vazhdon të sfidojë publikisht çdo vendim të shefit të tij që ka të bëjë me veriun.

Kjo është hera e parë që një komandat policor del kaq hapur kundër vendimeve të Qeverisë bashkë me nënkryetarin e Listës Serbe dhe veprimeve të Policisë së Kosovës. Madje, edhe përmes një konference për media.

Kjo nuk është hera e parë që Gjuriq bënë veprime kundër Kosovës. /Demokracia/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit