28.3 C
New York
Friday, July 11, 2025

Buy now

Komandanti i Policisë në Lipjan: Ofrova dorëheqje morale, s’jam shkarkuar

- Advertisement -

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, e ka bërë të ditur se ka ofruar dorëheqje morale pas vdekjes tragjike të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu.

Gashi në një prononcim për Gazetën Insajderi ka bërë të ditur se ende është në pritje të vendimit dhe se pret që t’i ndërrohet pozita.

Kam ofru dorëheqje morale, akoma nuk kam vendim të ri. S’jam shkarkuar“, ka bërë të ditur Gashi.

Pesë zyrtarë policorë, Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të këtij stacioni, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj, u paraburgosën me vendim të gjykatës dje.

Në media raportohet se komandanti i ri i Policisë në Lipjan pritet të jetë Brahim.

Të ngjashme

Të fundit