-7.3 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Komandanti i KFOR-it te ushtarët italianë që u plagosen në Veri: Parandaluat viktima civile

- Advertisement -

Komandanti i misionit NATO-KFOR, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka viziuar sot ushtarët italianë të plagosur në përleshjet e 29 majit me protestuesit, në Zveçan.

Ai është pritur në Kampin Villagio Italia në Pejë nga koloenli Mario Bozzi, ku edhe kanë qëndruar në infermierinë e këtij kampi.

Ristuccia u ka thënë ushtarëve italianë që të jenë krenar që kanë vepruar në përputhje të plotë me Rezolutën 1244, duke ndërhyrë mes dy palëve të kundërta.

Qëndroni për atë që keni bërë, keni vepruar pajtueshmërinë e plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke ndërhyrë mes dy palëve në parandalimin e një përplasjeje që sigurisht që do të kishte çuar në një numër të madh të viktimave civile”, u tha gjenerali Ristuccia, njofton KFOR-i.

Ai iu ka uruar atyre shërim të shpejt dhe ka thënë se është krenar që është komandant i tyre.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit