9.6 C
New York
Wednesday, January 14, 2026

Buy now

Komandanti i KFOR-it takon përfaqësuesin e BE-së: Dialogu, kyç për sigurinë afatgjatë

- Advertisement -

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur sot në një takim zyrtar Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Peter Sorensen.

Takimi u zhvillua në selinë qendrore të KFOR-it në kampin “Film City”, ku u diskutua mbi situatën e sigurisë dhe bashkërendimin e veprimeve mes mekanizmave ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit, Gjeneralmajor Ulutaş vuri theksin te bashkëpunimi i ngushtë me misionin e EULEX-it dhe rikonfirmoi mbështetjen e KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga Brukseli.

Ai e cilësoi normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit si një proces thelbësor për garantimin e stabilitetit rajonal dhe sigurisë së qëndrueshme, në shërbim të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit