14.8 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Komandanti i KFOR-it pret shefin e OSBE-së në Kosovë – diskutuan për sigurinë e dialogun

- Advertisement -

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Gjatë takimit, ata diskutuan rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal, si dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Gjeneral Barduani theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij dialogu me një qasje të re dhe të vendosur.

“Ai gjithashtu ritheksoi përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitet rajonal, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook

Të ngjashme

Të fundit