11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Komandanti i KFOR-it: Po të mos intervenonim në veri, tani do të vajtonim për të vdekurit

- Advertisement -

“Po të mos intervenonim në veri, tani do mbanim zi për të vdekurit”, kështu ka thënë sot, Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia.

Ristuccia në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” duke folur për ngjarjet në veri të Kosovës, ka thënë se në Zveçan ka pasur njerëz të cilët “me qëllim e kanë nxitur turmën” e banorëve serbë të cilët janë mbledhur prej katër ditësh para objektit komunal.

Tutje, Ristuccia ka thënë se po të mos ishte misioni i KFOR-it në veri, gjerat do të kishin shkuar shumë keq.

“Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”, e ka përshkruar Ristuccia situatën që do të mund të përshkallëzonte më tej pa praninë e KFOR-it.

Ndërkohë, protestat e qytetarëve serbë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq janë duke vazhduar për të tretën ditë me radhë.

Nga këto protesta janë lënduar e plagosur ushtarë të KFOR-it e pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit