Komandanti turk i KFOR-it, Ozkan Ulutar ka takuar Shefin i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviqin, me të cilin kanë diskutuar “situatën e sigurisë në Kosovë” si dhe “janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë”.
Siç thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga KFOR-i, komandanti turk Ulutas i ka kumtuar shefit të armatës serbe Mojsilloviq se mbeten “të përqendruar në zbatimin e mandatit të KFOR-it në bazë të Rezolutës 12/44…gjatë tërë kohës dhe në mënyrë të paanshme”.
Postimi i plotë:
Sot (11 janar 2024), komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO/KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka vizituar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, në Beograd. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë. Gjeneralmajor Ulutaş ripohoi se KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e mandatit të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. . Ky është çelësi për stabilitetin rajonal.