16.5 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Komandanti i KFOR-it me shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë flasin për sigurinë në Kosovë

- Advertisement -

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, priti të mërkurën vizitën e Shefit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneralin Carsten Breuer.

Në njoftimin e misionit të NATO-s në Kosovë, temë diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë në Kosovë.

“Gjatë vizitës, Gjeneral Barduani prezantoi situatën aktuale të sigurisë në rajon, duke theksuar përpjekjet e KFOR-it për një Kosovë stabile dhe drejt rifillimit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftim trasmeton Klankosova.tv.

KFOR bën të ditur se Gjeneral Breuer vlerësoi kontributin e gjatë dhe angazhimin e dedikuar të forcave gjermane në KFOR dhe stabilitetin rajonal.

“KFOR rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

 

Të ngjashme

Të fundit