13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Komandanti i KFOR-it kërkon të mundësohet liria e lëvizjes në veri të Kosovës

- Advertisement -

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, u ka bërë thirrje “të gjitha palëve në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes”, dhe sipas tij, zgjidhja e situatës duhet të bëhet përmes dialogut.

“KFOR-i është duke monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës. KFOR-i ka kapacitet të plotë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet, në gjithë territorin e Kosovës, sipas mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999”, tha Ristuccia për N1.

Ai shton se KFOR-i ka forcuar praninë e tij që nga tetori, duke përfshirë ushtarët dhe patrullat shtesë të kësaj jave në veri të Kosovës.

“Ne presim që të gjithë të bashkëpunojnë ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga shprehjet provokuese të forcës, për të mundësuar lirinë e lëvizjes në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ftojmë të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Zgjidhja duhet kërkuar përmes dialogut”, tha Ristuccia.

Kujtojmë që sot është dita e 11-të prej kur serbët kanë vendosur barrikada në Veri duke bllokuar rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo u bë për shkak të arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit