4.4 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Komandanti i KFOR-it: Institucionet e Kosovës dhe ministri Rakiq na e kërkoi rritjen e prezencës në veri

- Advertisement -

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari, ka thënë se ka qenë kërkesë e institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe ministrit të këtyre institucioneve nga radhët e pakicave serbe, Goran Rakiq, që të shtohet prezenca e KFOR-it në veri të vendit.

Kajari këtë e ka deklaruar në Radio Televizionin Publik, duke thënë se forcat prezente në veri nuk janë forca shtesë, vetëm se komanda e lindjes është zhvendosur atje.

“Këto janë forca të komandës së lindjes, thjesht kemi rritur prezencën tonë në atë zonë. Edhe institucionet e Kosovës e kanë kërkuar një prani më të rritur që KFOR-i të shtohet prezenca, po ashtu edhe ministri Rakiq kërkoi një gjë të tillë”, deklaroi ai.

Tutje, gjeneral Kajari ka treguar edhe për komunikimin që ka pasur me komunitetin serb, si dhe shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë më 31 korrik.

“Kam kontaktuar me ministrin Rakiq dhe kam diskutuar me të lidhur me situatën me të. Kam qenë në kontakt me shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë që situata të mbetet normale. Këto kontakte, këto bisedime e negociata kanë qenë të nevojshme për të sqaruar situatën”, deklaroi ai.

Ai ka paralajmëruar po ashtu edhe për largimin e bllokadave në rast të bllokimit të rrugëve në veri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit