-1.9 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Komandanti i KFOR-it e pret në takim Kurtin, mësohet çka u bisedua në takim

- Advertisement -

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, është takuar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Për këtë takim ka njoftuar KFOR’i në faqen zyrtare, ku ka bërë me dije se bashkë me Kurtin kanë qenë edhe Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci si dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit, Ulutas dhe Kurti kanë shkëmbyer mendime mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet KFOR’it dhe institucioneve të Kosovës.

“Gjeneral Ulutaş theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin e tij në sigurinë në gjithë Kosovën dhe rajonin më të gjerë”, theksohet në njoftim.

Në fund të njoftimit thuhet se KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Postimi i plotë:

 

Të ngjashme

Të fundit