-7.7 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Komandanti i KFOR-it: E kemi katërfishuar numrin e ushtarëve në veri të Kosovës

- Advertisement -

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Özkan Ulutaş, ka folur për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit nga një grup serb.

Ulutaş tha NATO-ja e ka katërfishuar numrin e pjesëtarëve të saj në veri të vendit.

“Pas incidentit të dhunshëm të 24 shtatorit dhe sulmeve të papranueshme ndaj trupave të KFOR-it në fillim të majit, NATO-ja ka dislokuar forca rezervë shtesë me kapacitete shtesë. Tani jemi duke zhvilluar më shumë aktivitete. Ne kemi katërfishuar praninë tonë në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe ato përgjatë vijës kufitare administrative. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të vazhduar përmbushjen e mandatit të tij të OKB-së, plotësisht dhe në mënyrë të paanshme”, u shpreh ai.

Ai tha se janë të pajisur me të gjitha masat e nevojshme në rast përshkallëzimi të situatës.

“Synimi ynë është të parandalojmë përshkallëzimin, por në rast përshkallëzimi, ne jemi të gatshëm dhe të pajisur për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin tonë. KFOR-i mbetet reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX). Pra, koordinimi ynë i vazhdueshëm është kyç për të garantuar siguri të qëndrueshme për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Ulutaş për KlanKosova.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit