3.6 C
New York
Wednesday, December 3, 2025

Buy now

Komandanti i KFOR-it dhe kryetari i Listës serbe diskutojnë për situatën e sigurisë në veri

- Advertisement -

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas, të martën, ka takuar kryetarin e Listës Serbe, Zllatan Elek dhe një delegacion nga kjo parti.

Nëpërmjet një komunikate për media, KFOR-i ka bërë të ditur se Ulutas e Elek kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

“Komandanti i KFOR-it theksoi përkushtimin e palëkundur të misionit ndaj mandatit të tij të gjatë nga OKB-ja dhe theksoi aktivitetet e përditshme të misionit, duke përfshirë patrullimet dhe angazhimet me përfaqësues të të gjitha komuniteteve lokale”.

Komisioni Qendror Zgjedhor, të martën, ka refuzuar sërish certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetori. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi, kanë votuar kundër certifikimit. Dy anëtarë të tjerë, ajo e Listës Serbe dhe kryetari i KQZ-së, kanë votuar për. Ndërkohë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë abstenuar.

Lëvizja Vetëvendosje i është rikthyer sërish fushatës kundër Listës Serbe brenda Komisionit Qendror Zgjedhor.

Lëvizja Vetëvendosje në disa raste synoi të pengoi certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet përmes procedurave administrative në kuadër të KQZ-së. Në të gjitha rastet Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëroi KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe.

Të ngjashme

Të fundit