Analisti Albert Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj eksponentëve të pushtetit që po e kritikojmë ShBA-në.
Ai ka vlerësuar se është e trishtueshme të dëgjosh prej njerëzve që e kanë përjetuar Bllacën duke thënë se neve nuk na duhet ndihma e Amerikës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se po harrojnë që pa Amerikën ndoshta një milion prej nesh nuk do të ishim kthyer më në Kosovë.
“E trishtueshme të dëgjosh prej njerëzve që e kanë përjetuar Bllacën duke thënë se neve nuk na duhet ndihma e Amerikës, se po na pengon në shtrirjen e sovranitetit në veri. Po harrojnë që pa Amerikën ndoshta një milion prej nesh nuk do të ishim kthyer më në Kosovë, e lëre më të flisnim për barrikada apo të përcaktonim se kush duhet t’i përfaqësojë komunitetet në parlament. Populli jonë e ka të njohur një rrugë të suksesit kur ka dëgjuar këshillat e amerikanëve: që është Pavarësia e Kosovës. Shihni nga Gaza dhe kuptoni çfarë ndodh kur nuk ke mbështetjen e tyre, sado të drejtë të kesh në kauzën tënde”, ka shkruar ai.