11.6 C
New York
Wednesday, May 21, 2025

Buy now

“Komandant Çeliku”, “parti simotër me VV”, Kurti thotë se AAK dhe Nisma e shfrytëzuan njëra- tjetrën për te hyrë në Kuvend

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar rikthimin e partisë Nisma në Kuvend, ku liderit të kësaj partie, Fatmir Limaj iu drejtua me “Komandant Çeliku”.

Kurti tha se NISMA duhet të jetë parti simotër me VV-në.

“Është lajm që Fatmir Limaj, Komandant Çeliku u kthye në Kuvend, që Nisma Socialdemokrate, që duhej të jetë parti simotër me VV-në, i ka tre deputetë në Kuvend”.

Tutje, ai thotë se NISMA ia mundësoi AAK-së kalimin e pragut, pasi sipas tij, AAK-ja në këto zgjedhje do të mbetej nën prag.

“Por le të mos harrojmë një gjë tjetër, jo vetëm që u rikthye Fatmir Limaj në Kuvend, por njëkohësisht ia mundësoi AAK-së ta kalojë pragun. Pa Nismën, AAK-ja kësaj radhe do të ngelej nën prag. Nisma Socialdemokrate është në Kuvendin e Republikës”, tha ai në RTK.

Të ngjashme

Të fundit