Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar rikthimin e partisë Nisma në Kuvend, ku liderit të kësaj partie, Fatmir Limaj iu drejtua me “Komandant Çeliku”.
Kurti tha se NISMA duhet të jetë parti simotër me VV-në.
“Është lajm që Fatmir Limaj, Komandant Çeliku u kthye në Kuvend, që Nisma Socialdemokrate, që duhej të jetë parti simotër me VV-në, i ka tre deputetë në Kuvend”.
Tutje, ai thotë se NISMA ia mundësoi AAK-së kalimin e pragut, pasi sipas tij, AAK-ja në këto zgjedhje do të mbetej nën prag.
“Por le të mos harrojmë një gjë tjetër, jo vetëm që u rikthye Fatmir Limaj në Kuvend, por njëkohësisht ia mundësoi AAK-së ta kalojë pragun. Pa Nismën, AAK-ja kësaj radhe do të ngelej nën prag. Nisma Socialdemokrate është në Kuvendin e Republikës”, tha ai në RTK.