11.7 C
New York
Friday, November 7, 2025

Buy now

“Kom me shku me votu LDK me këto pare”- Studentët i kthejnë mesazhe Qeverisë Kurti pas ekzekutimit të 100 euro-ve

- Advertisement -

Reagime të shumta ka pasur, pas ekzekutimit të pagesës prej 100 eurosh për studentët, vetëm tri ditë para balotazhit të zgjedhjeve lokale.

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka publikuar disa nga mesazhet që studentët ia kanë kthyer Qeverisë pas SMS-it zyrtar.

Në njërin prej tyre, një student shkruan:

“Faleminderit deputet Kurti, kam me i shpenzu rrugës për me votu LDK-në këtë të dielë. Dritë do të ketë në këtë vend!”

 

Ndërsa një tjetër mesazh i drejtuar kryeministrit në detyrë thotë:

“Falemnderit ish Kryeministër, paret e taksapaguesve i mora, por votën nuk mundesh me ma ble, e as në mend se kam ta qes.”

Deputeti Guri, në një status tjetër, u shpreh se “Nuk blihen studentët me 100 euro!”/GazetaInfokus

Të ngjashme

Të fundit