Sllavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, ka kritikuar publikisht ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, për trajtimin e rastit të fundit Faton Hajrizi. Radovanoviq argumentoi se deklaratat e papërshtatshme të Daçiqit kanë treguar se nuk është i denjë për pozitën që mbanë.
“Ky nuk duhet të quhet terrorizëm, sepse është një person i arratisur nga burgu, një kriminel që ka tentuar të kalojë kufirin ilegalisht. Ministri Daçiq është dashur t’i drejtohet publikut, por jo aq shpesh dhe jo me aq shumë informacione që janë bërë publike. Nuk duhet të jetë i vetmi që të shpallë vrasjen e një punonjësi policie, kjo është punë e drejtorit të policisë apo ndihmësit të tij. Me paraqitjet tij të shpeshta, e më pas polemika me lajmet që publikoheshin në mediat kosovare”, ka deklaruar kolonelja e pensionuar e policisë, Slavica Radovanoviq, raporton Nova.