-1 C
New York
Saturday, January 4, 2025

Buy now

Koloneli Lumni Graishta falënderon qytetarët e Gjakovës per festim dinjitoz

- Advertisement -

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta ka falënderuar qytetarët e Gjakovës me rrethinë për kulturën e treguar gjatë festimit të ndërrimit të motmoteve.

“Përkundër faktit se Policia e Kosovës kishte në zbatim plane të veçanta operative për manifestimet e shumta me rastin e ndërrimit të moteve, falë kulturës së treguar qytetare, nuk është raportuar as edhe një rast i vetëm në të cilin do të ishte i nevojshëm reagimi policor”, thuhet ndër tjera në falënderimin e kolonelit, Lumni Graishta.

Falënderimi i Lumni Graishtës:

Qytetarët e Gjakovës dhe zonës që mbulon ky rajon, si çdo herë tjetër,  edhe gjatë festave të fundvitit treguan kulturë të lartë qytetare.

Përkundër faktit se Policia e Kosovës kishte në zbatim plane të veçanta operative për manifestimet e shumta me rastin e ndërrimit të moteve, falë kulturës së treguar qytetare, nuk është raportuar as edhe një rast i vetëm në të cilin do të ishte i nevojshëm reagimi policor.

Ju falemnderit shumë të gjithëve.

Urime e gëzuar 2025-ta, qoftë vit i mbarë për të gjithë ne!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit