31.1 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Kolonel Nexhmi Krasniqi i arrestuar në aksionin në Prizren, dikur ishte drejtor rajonal i Policisë

- Advertisement -

Ish-drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, është në mesin e katër personave të arrestuar në një aksion nga Prokuroria Themelore e Prizrenit bashkë me Inspektoratin Policor të Kosovës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Konfirmoj arrestimin e Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Regjioni Perëndimi, kolonel Nexhmi Krasniqi”, tha Kryeziu për Gazetën Express.

IPK, njoftoi se ndaj të dyshuarve ekziston “dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Gjithashtu IPK, si pjesë e procedurës administrative ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor”.

Të ngjashme

Të fundit