-0.4 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Kollçaku: Manastiri i Deçanit po blen prona e patundshmëri nga serbët lokalë

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, tha se Manastiri i Deçanit po blen prona, shtëpi e patundshmëri nga serbët lokalë që të zgjerojë pronat e tij.

Ajo ka thënë se këtë e ka kuptuar nga bisedat me banorët e fshatrave përreth dhe sipas saj kjo po bëhet që të mos popullohet me shqiptar.

“Nga biseda dhe kontaktet me banorë të fshatrave përreth, kam kuptuar se kohëve të fundit Kisha Ortodokse Serbe, përkatësisht manastiri i Deçanit, po blen prona – shtëpi e patundshmëri – të serbëve lokalë në Gorazhdec, me gjasë që të sigurohet që ajo zonë mos të popullohet me shqiptarë. Manastiri i Deçanit në njërën anë insiston që të marrë prona publike, në anën tjetër po blen prona private.Pse ky fiksim i Manastirit me tokën? Si institucion fetar, a nuk do të duhej të ketë një mision tjetër?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit