Presidenca ka njoftuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu pas rekomandimit të mjekëve specialistë iu është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik.
Sipas Presidencës, intervenimi (heqja e tëmthit) është realizuar me sukses. Por, përderisa për një intervenim të thjesht (siç e quan edhe vet Presidenca), Osmani zgjodhi një klinikë private në Kosovë.
E ndaj anashkalimit të QKUK, ka reaguar Klinika Abdominale e Kirurgjisë, shkruan Scanner.
Në reagimin që ka siguruar Scanner, thuhet se Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës i reagon presidentes Osmani për anashkalimin që presidentja i ka bërë këtij institucioni, shkruan Scanner.
“Injorimi dhe nënçmimi që presidentja Osmani i ka bërë kolegjiumit të kirurgëve dhe në veçanti institucionit me tē cilin udhëheq është e papranueshme për të gjithë”, thuhet në reagim.
Sipas reagimit, Kirurgët kanë deklaruar tutje se operacioni për heqjen e tëmthit është një procedurë rutinë që kryhet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale që nga viti 1999 me përqindje të suksesit 99.9 për qind.
Reagimin e plotë të Kolegjiumit të Kirurgëve dhe nënshkrimet e kirurëgve i gjeni më poshtë:

