4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës vazhdon me aktivitetet e Komiteteve Profesionale

- Advertisement -

Duke zgjeruar veprimtarinë e vet drejtë zhvillimit të fushës së kirurgjisë në Kosovë, në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës gjatë muajit Shkurt kanë vazhduar me shumë produktivitet edhe aktivitetet e Komiteteve Profesionale, me ç ‘rast janë mbajtur një numër i madh i takimeve.
Përmes 18 Komiteteve Profesionale që kanë misione të ndryshme, Kolegji ka për qëllim t’i bashkojë të gjithë kirurgët praktikues, institucionet akademike dhe studentët e mjekësisë që do të ndjekin kirurgjinë në të ardhmen.

Kësisoj, gjatë muajit që sapo e lamë, janë mbajtur shtatë takime të Komiteteve, si në vijim:
• Komiteti i Grave Specialiste të Kirurgjisë
• Komiteti i Edukim të Vazhdueshëm Profesional
• Komiteti për Kirurgjinë Geriatrike
• Komiteti për Hulumtime Kirurgjike
• Komiteti për Kualitet dhe Siguri të Pacientit
• Komiteti për Kirurgjinë Emergjente
• Komiteti për Kancerin e Gjirit
Në takimin e Komitetit të Grave Specialiste të Kirurgjisë, të mbajtur më 07 Shkurt 2023, u diskutua që drejtorët e Klinikave të angazhohen që të ndajnë me Komitetin përkatës informacione me detajet kontaktuese të specializanteve/specialisteve në lëmit e tyre Kirurgjike, në mënyrë që të ftohen për tu bërë pjesë e Komitetit.
Në këtë takim u vendos që Komiteti i Grave Specialiste të Kirurgjisë të bashkëpunojë me Komitetin e Kirurgjisë së Gjirit, që të japin kontribut gjatë organizimit të simpoziumit për muajin Tetori (Muaji i Kancerit të Gjirit). Gjithashtu, në të ardhmen nga ky Komitet pritet të bëhet një Tryezë/Seminar një ditor, ku potencialisht do të diskutohet për temën e Ngacmimit, Bullizimit dhe Diskriminimit dhe i propozon Bordit të Drejtorëve të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës që ta adoptojmë qëndrimin e Kolegjit të Kirurgëve Amerikan për këtë temë.

Ndërkaq, në takimin e Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, të mbajtur me 08 Shkurt 2023, Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit, Dr. Sadik Llullaku, i njoftoi të pranishmit për specifikat e Kongresit të Tretë Klinik që do të mbahet më 12-15 Tetor 2023, dhe inkurajoi ata që të informojnë të gjithë të tjerët për afatin e dërgimit të abstrakteve, si dhe të ftohen kolegë nga rajoni apo çdo vend i botës që të bëhen pjesë e Kongresit qoftë si ligjërues apo edhe si pjesëmarrës.
Për këtë çështje, anëtarët e këtij Komiteti kërkuan që të koordinohet Kolegji me Drejtorinë Qendrore për të ftuarit që do të vijnë nga jashtë, ndërkohë që Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës së Mjekëve të Kosovës t’u kërkohet që te mbështesin këto kauza, konferenca, simpoziume edhe financiarisht, sepse Ligji për Shëndetësi parasheh që Edukimi i Vazhdueshëm Profesional është obligativ, dhe po këto organizime si Kongresi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës janë në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm.

Dr. Llullaku ndau me të pranishmit informacione shtesë për fillimin e Kursit për Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë, dhe gjithashtu lajmëroi të pranishmit për projektin e ardhshëm të Komitetit për Laparosokopi, Endoskopi dhe Robotikë, që pritet të jetë shumë frytdhënës, e i cili është Trajnimi “Programi i subspecializimit nga Laparosokopia”. Në këtë takim u vendos edhe rreth ligjëratave që mbahen në kuadër të Shoqatave nëpër Klinika, në mënyrë që nga një ligjëratë e tillë të jepet në bashkëpunim me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, dhe përmes sistemit të Telemjekësisë të ofrohet qasja tek të gjithë mjekët nëpër 7 rajonet e Kosovës.
Në takimin e Komitetit për Kirurgjinë Geriatrike, të mbajtur me 09 Shkurt 2023, u propozua që në Komitet të shtohen anëtarë nga Onkologjia dhe Anesteziologjia, dhe gjithashtu të shtohet edhe një Psikolog për adresimin e problemeve dhe mbështetjes psiko-sociale.;
Kurse sa i përket seminarit “Geriatria në Gjinekologji, Kirurgji Plastike, Neurokirurgji, Ortopedi, Reumatologji & Anesteziologji”, do të ketë ligjërues profesionistë të fushave.
Në anën tjetër, pikësynim i takimit të Komitetit për Hulumtime Kirurgjike, të mbajtur me 10 Shkurt 2023, mbetet Formimi i Qendrës për Hulumtime Kirurgjike, aktivizimi i laboratorit, që sipas këtij Komiteti duhet të ketë drejtor, dhe si i tillë ai person të angazhohet në çdo projekt. U diskutua që para pjesës paraklinike duhet të ngritët edhe aspekti klinik i Hulumtimeve, pasi që kualiteti i kujdesit të pacientit rritet përmes hulumtimeve, e këto hulumtime do ju vijnë në ndihmë edhe Klinikave. U propozua që të futet në sistem Check-lista në sallat Kirurgjikale, sepse është pjesë e protokollit të mjekimit klinik.
Punë që priten të zhvillohen nga ky Komitet këtë vit janë edhe projektet nga Kirurgjia Eksperimentale (krijimi i ekipeve nga specialistët dhe specializantët e rinj); të krijohen Ekipe Hulumtuese, të bëhen studime Klinike dhe se Komiteti në fjalë të jetë pikë referuese për të tjerët që dëshirojnë të bëhen pjesë e Hulumtimeve Klinike.
Në takimin e Komitetit për Kualitet dhe Siguri të Pacientit, të mbajtur me 14 Shkurt 2023, u diskutua për mundësinë e shtimit të anëtarëve të rinj nga të gjitha lëmitë tjera, dhe si aktivitet primar i Komitetit të përgatitet një check-list për Sallat Kirurgjikale, të adaptuar nga OBSH. Më pastaj të dërgohet në Ministrinë e Shëndetësisë nga Komiteti i Kolegjit, në mënyrë që të zbatohet në të gjitha sallat e operacionit në tërë vendin tonë.
Kurse, për temën “Siguria e Pacientit” u diskutua nga të pranishmit që kjo të bëhet sesion në Kongresin e Tretë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës që do të mbahet me 12-15 tetor 2023, në Prishtinë.
Sa i përket takimit të Komitetit për Kirurgjinë Emergjente, të mbajtur me 21 Shkurt 2023, Dr. Llullaku inkurajoi të pranishmit që të bëhet një pasqyrë e Emergjencave për vitin e kaluar, me çfarë sëmundje patologjike merren/trajtojnë, mënyra si trajtohen, pastaj të bëhet edhe adoptimi i protokolleve për sa i përket këtyre trajtimeve.
Edhe në këtë komitet u bisedua për Kongresin e Tretë Klinikë, dhe për organizimin e një tryezë për Sëmundjet Emergjente Kirurgjike dhe trajtimi i tyre gjatë vitit 2022.
Në takimin e Komitetit për Kancerin e Gjirit, të mbajtur me 28 Shkurt 2023, u diskutua për modalitetet dhe organizmin për të ardhmen, protokollet e trajtimit të kancerit të gjirit, ide të reja nga ekspertët e fushës, si dhe u konstatua se ekipi multi-diciplinar është më se i domosdoshëm.
Sa i përket ekzaminimeve histopatologjike, u theksua se tashmë bëhen të gjitha analizat e nevojshme për diagnotikimin e kancereve te gjirit.
U potencua se në këtë kohë janë më se të domosdoshme edhe analizat gjenetike tek pacientet me anamnezë familjare. Si më i rëndësishëm u cilësua koncepti i Qendrës së Gjirit dhe programi kombëtar i kancerit të gjirit, prandaj u vendos themelimi i një Qendre të tillë duket të bëhet sa më shpejtë, në mënyrë që Kosova të jetë e barabartë me të tjerët për nga zhvillimet në sistemin shëndetësor.
Sa i përket parandalimit të kancerit të gjirit, u konstatua se elementet kryesore për këtë çështje janë: Promovimi i të jetuarit shëndetshëm, edukimi, fushatat dhe angazhimi i shoqatave që merren me trajtimin e kancerit të gjirit, etj.
Temë më rëndësi nga të pranishmit ishte edhe metoda ‘screening’, dhe aplikimi për statusin EOSOMA.
Këto janë Komitetet Profesionale të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës të funksionalizuara deri më tani, gjersa në të ardhmen do të krijohen edhe Komitete tjera sipas nevojave të kirurgjisë kosovare:
1. Komiteti për Diversitet
2. Komiteti për Kancer
3. Komiteti për Kirurgjinë Geriatrike
4. Komiteti për Politikat Shëndetësore dhe Avokim
5. Komiteti për Studentët e Mjekësisë në Kirurgji (Shefat e katedrave ose të deleguarit e tyre nga katedra)
6. Komiteti për Kualitet dhe Siguri të Pacientit
7. Komiteti për Teknologjitë e Avancuara dhe Teknologjitë e Informacionit
8. Komiteti për Kirurgjinë e Traumës
9. Komiteti për Edukim të Vazhdueshëm (Drejtorët e Klinikave Kirurgjike)
10. Komiteti për Hulumtime Kirurgjike
11. Komiteti për Etikë dhe çështje të Disiplinës
12. Komiteti për Kirurgjinë Emergjente
13. Komiteti për Specializime
14. Komiteti i Grave Specialiste të Kirurgjisë
15. Komiteti për Mirëqenie të Kirurgëve
16. Komiteti për Kirurgjinë e Gjirit
17. Komiteti i Specializantëve të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
18. Komiteti për Kirurgji Endoskopike, Laparaskopike dhe Robotike

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit