Komiteti Olimpik i Kosovës ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj futbollistit të ri Belgin Jashari.
Përmes një reagimi, KOK tha se rrëfimi i Jasharit për dhunën dhe diskriminimin e vazhdueshëm gjatë ndeshjeve është alarmues dhe i papranueshëm.
“Sporti nuk njeh ngjyrë, prejardhje apo përkatësi etnike. Dhuna dhe urrejtja nuk kanë vend në sport, nuk kanë vend në shoqërinë tonë. Ne i qëndrojmë pranë Belginit dhe të gjithë të rinjve që guxojnë të ndjekin ëndrrat e tyre në fushat sportive, e sidomos kur ëndërrojnë të veshin fanellën e Kombëtares së Kosovës”, shkroi KOK.
Ndërkaq, nga KOK u bën thirrje institucioneve relevante që ta trajtojnë me urgjencë këtë rast dhe të garantojnë një ambient të sigurt dhe të drejtë për çdo sportist, pa dallim.