“Koha që vajzat …” – Gjyste Vulaj me thirrje publike për Brikenën

- Advertisement -

Ethet e finales po ndihen kudo, dhe këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj ka vendosur të bëjë thirrje publike për njërën nga konkurrentet më të përfolura.

Përmes një postimi në Instagram Story, Gjystja ka treguar hapur se dëshiron ta shohë Brikenën pjesë të finales së madhe.

Këngëtarja ka kërkuar mbështetjen e ndjekësve që Brikena të kalojë me sukses sfidat e fundit dhe t’i bashkohet Selinës në natën finale, duke e parë këtë si një forcim të pozitës së femrave në garë.

Është koha që femrat të votojnë femrat – për bukurinë, mirësinë dhe energjinë e bukur që na përfaqëson të gjithave. Voto Brikenën”, ka shkruar Gjystja, duke bërë thirrje që rrugëtimi i saj të mos ndalet këtu.

Përveç thirrjes për votim, artistja ka thurur elozhe për personalitetin e Brikenës brenda shtëpisë:

“Nuk ka nevojë të dalë në konkurse për ta provuar veten. Ashtu edhe në këtë BBV, ajo shkëlqeu mbi të gjithë – me sjellje të bukur, shpirt të bardhë dhe një bukuri engjëllore.”

Gjystja gjithashtu u është kundërpërgjigjur kritikëve, duke thënë se ata që flasin keq për të në këtë fazë të garës, nxiten vetëm nga smira.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e përkrahë banorën që nga fillimi i këtij edicioni.

Me këtë postim, mbështetja për Brikenën është rritur ndjeshëm, ndërsa publiku pret me kuriozitet të shohë nëse ajo do të arrijë të sigurojë vendin e saj krah Selinës në finalen e madhe të këtij edicioni.

 

Të ngjashme

Të fundit