Po afrohet koha për spektaklin më të madh në trojet shqiptare Big Brother VIP Kosova 4.
Ky shou vjen me shumë surpriza për meraklinjtë e këtij formati.
Gazetari Lorik Kajtazi, zbuloi pak detaje nga ky megashou.
Ai tregoi se banorët do të jenë nga të gjitha vendet ky ka shqiptarë.
Kajtazi me shaka tha se është ndërruar “forma e shpalljes së fituesit” së kësaj gare madhore.
“Prej tash njerëzit kanë nisur me aludu se sivjet kanë me ja dhonë një femrës Big Brotherin. Po thonë që ia kemi premtuar, unë ende s’po e di se kujt”, deklaroi Kajtazi në Klan Kosova.
Sipas tij, ka aludime nga njerëzit se meqenëse fituesit e tre edicioneve të kaluara ishin meshkuj, tani duhet një femër.
Ndiqni deklarimin në Kosova Today.