Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka paralajmëruar një formë të re komunikimi me qytetarët e Prishtinës. Në videon e publikuar, shihet momenti kur shtypet një gazetë javore, e cila mban emrin “Koha për Prishtinën”.
Ismaili tha se kjo nismë është frymëzuar nga energjia e qytetarëve që po i bashkohen platformës së tij dhe se gazeta do të shërbejë si hapësirë reflektimi dhe komunikimi për kryeqytetin dhe rreth kryeqytetit.
“Diçka shumë e bukur po i vjen Prishtinës! Një ide që u inspirua nga energjia e të gjithë juve që po i bashkoheni fushatës sonë, solli në jetë një formë komunikimi e reflektimi ku lidhja mes nesh rrënjoset fort në të kaluarën dhe në të ardhmen e qytetit. Prej të hënës, çdo javë në duart tuaja!” ka shkruar Ismaili.