0.4 C
New York
Thursday, February 5, 2026

Buy now

“Koha është tani”, Haradinaj tregon për porosinë e tij ndaj kongresmenëve amerikanë

- Advertisement -

Kryetari i Alancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook për porosinë e tij në Kongresin Amerikan, në kuadër të Forumit Ndërparlamentar të Sigurisë në Capitol Hill.

“Koha është tani”, ishte porosia e Haradinajt për kongresmenët.

Haradinaj tha se Kosova ka implementuar Planin dhjetëvjeçar për zhvillimin e Ushtrisë së saj, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Porosia ime në Kongresin Amerikan, në kuadër të Forumit Ndërparlamentar të Sigurisë në Capitol Hill

ishte e shkurtër, “Koha është tani”

Të nderuar,

Të nderuar kongresmenë,

Miq,

I nderuar Fatmir!

Së pari, falëminderit për mbështetjen tuaj për Kosovën dhe për rrugëtimin e saj drejt NATO-s. Unë mund t’ju sjell vetëm lajme të mira.

Kosova ka implementuar Planin dhjetëvjeçar për zhvillimin e Ushtrisë së saj, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ushtria jonë, ashtu si edhe institucionet e tjera të sigurisë, bazohen në standardet e NATO-s dhe të SHBA-së.

Ne jemi gati të kontribuojmë në fushën e sigurisë. Jemi gati për anëtarësim në NATO.

Koha është tani.

Të ngjashme

Të fundit