16 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

“Koha do të tregojë kush do të vuajë dhe kush do ta pagujë”: 10 ditë pas kërcënimit të Radojçiqit vritet një polic kosovar në veri

- Advertisement -

Një grup i maskuar dhe i armatosur rëndë i nacionalitetit serb në fshatin Banjskë të Zveçanit kanë qëlluar mbi forcat e rendit dhe ligjit kosovare, ku si pasojë një polic kosovar, Afrim Bunjaku, ka mbetur i vrarë në vend të ngjarjes nga plagët e marra. Një polic tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe një tjetër gjithashtu i lënduar. Krejt kjo ngjarje u shpalos në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, ku dy kamionë pa targa kishin bllokuar hyrjen në fshatin Banjskë, për çka edhe njësitet intervenuese u nis në reagim.

Në vendin e bllokadës Policia e Kosovës ka hasur në rezistencë të hapur nga ku mbi ta është shtënë me armë, granata dore dhe zollë – sulme këto që rezultuan me fatalitet për jetën e policit Bunjaku.

Situata në dhjetë ditët e fundit ka qenë tejet e tensionuar, në veçanti pas dështimit të takimit trilateral në Bruksel, nga ku është përdredhur dhe shtrembëruar një fjali e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga akterë të shtetit serb e në veçanti nga krimineli famëkeq Milan Radoiçiq, ky i fundit i kërkaur nga autoritetet e rendit dhe ligjit – i sanskionuar gjithashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Radojqiq, në faqen zyrtare të Listës Serbe lëshoi një kërcënim ndaj Kryeministrit të Kosovës, duke ia nxjerrë nga konteksti dhe duke e shtrëmbëruar një pohim se gjoja serbët “do të vuajnë dhe do të paguajnë” rreth gabimeve të bëra; ndonëse Kurti e kishte fjalen për dorëheqjen masive, të urdhëruara dhe orkestruara nga Serbia, të të gjithë serbëve të Kosovës nga institucionet që nga nëntori i vitit të kaluar.

Radojçiq shkroi se “do të tregojë koha kush do të vuajë dhe do të paguajë” referuar Kurtit dhe fjalisë që ia përdrodhën.

Albin Kurti, sikur të gjithë okupuesit e tjerë, mund të bësh ç’të duash, por jo për aq gjatë sa ti dëshiron. Koha do të tregojë se kush do të vuajë dhe kush do ta paguajë në fund”.

Në këtë rast, jemi në dijeni që kërcënimi juaj nuk është naiv, sepse ju në periudhën paraprake keni dëshmuar se mund të krijoni kaos, të nxitni konflikt dhe urrejtje, të abuzoni institucionet dhe të përndjekni serbët pa asnjë dëshmi…”, shkruante Radojçiq në shkrimin famëkeq të tij.

Edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë fjali të Kurtit e kishte përdorur nëpër konferenca për medida për të paraqitur gjoja se Kurti kishte kërcënuar serbët nga Brukseli.

U shqeësova nga deklarimi i Albin Kurtit, që askush nuk duket ta ketë dëgjuar. Pretendojnë ata në perëndim kinse janë naivë dhe të mos e shohin saktësisht atë çfarë ka thënë Kurti. Po ta kisha thënë unë këtë, do të më varnin në Bruksel, Berlin dhe Uashington”, pati thënë Aleksandar Vuçiq.

Por, çfarë kishte thënë në fakt Kurti?

Duke u përgjigjur para gazetarëve rreth kryetarëve shqiptarë legalë në veri, Kurti kishte thënë se institucionet kosovare “nuk mund të vuajnë dhe të paguajnë” për gabimet e Listës Serbe por se “ata që gabojnë janë ata që e vuajnë” gabimin e tyre.

Përpjekja e tyre për të shpërthyer shtetin e Kosovës në pjesën veriore të vendit dështoi, tani ata duhet të paguajnë dhe të vuajnë për atë keqdashje dhe gabim”, pati thënë Kurti.

Dy ditë më parë, pati sulm me granatë dore ushtrie në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, ngjarje për të cilën kishte reaguar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sulm të cilin e kishte vlerësuar që “inspirimin, mbështetjen dhe urdhërin” e kishte dhënë vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit